Ne ditën e pavarësisë së Kosovës, presidentja Vjosa Osmani i dërgoi një mesazh të qartë Kurtit: SHBA është “shtylla më e fuqishme” e vendit. Në fjalimin e saj në seancën solemne të Kuvendit për nder të 16 vjetorit të pavarësisë, osmani falënderoi të gjithë aleatët që kanë kontribuar për demokracinë e vendit.
“Në zemër të rrugëtimit tonë qëndron edhe forca e aleancave tona, andaj sot në mënyrë të veçantë dua t’u falënderohemi miqve tanë, miqve të lirisë, ju ishit me ne përgjatë gjithë rrugëtimit tonë kur neve na mohoej çdo e drejtë, kur shtypeshim mizorisht e kur luftonim për liri. Ndër këto aleanca, aleanca me SHBA-të qëndron si shtylla më e fuqishme e shtetësisë sonë, ndërkaq rrugëtimi ynë drejtë institucioneve euro-atlantike është e pa alternativ”.
Sipas presidentes osmani, nuk duhet harruar asnjëherë se Kosova fitoi jo vetëm sepse kishte çdo të drejtë, por sepse “veproi mençur, ndërtoi vizion dhe aleanca të bazuara në vlera.
“Në jetën e shteteve 16 vjet nuk janë shumë, mirëpo Kosova për këto vite është zhvilluar e forcuar si shtet i ri dhe ka dëshmuar kulturë demokratike në organizimin e jetës politike dhe funksionimin e institucioneve demokratike”.
Osmani gjatë fjalimit të saj ka përmendur edhe sulmin terrorist të 24 shtatorit duke theksuar se është një provë e Serbise se vjetër.
Ndërkohë nga ana tjetër, pa përmendur ditën historike të 17 shkurtit të vitit 2008, Albin Kurti, ka mbajtur një fjalim të thatë për ditën e pavarësisë së Kosovës në përvjetorin e 16-të.Gjatë fjalimit kurti kryesisht “lavdëroi” qeverinë e tij.
“Kosova së fundmi ka bërë përparime të rëndësishme, në mbrojtje e siguri, në respektim të ligjit dhe në forcim të një shteti social që qytetarët të jetojnë me dinjitet. Prandaj çdo ditë marrim masa për shtet ligjor, për të ndihmuar qytetarët pavarësisht etnisë, apo gjinisë”.
Ai përmendi edhe Shqipërinë, për të cilin tha se “bashkëpunimi do të shtohet”, por vetëm kaq!
Ajo që ra në sy ishte salla pothuajse bosh dhe refuzimi i ambasadoreve për të mbajtur një fjalim në këtë ditë të rëndësishme per Kosovën. Nga salla munguan krerët e opozitës, Memli Krasniqi nga PDK dhe Ramush Haradinaj e ardhmërisë së Kosovës./abcnews.al