ABC News sjell atmosferën e festimit të 16 vjetorit të pavarësisë së Kosovës. Krerët e shtetit përcollën mesazhe në këtë ditë, ndërsa zhvilluan homazhe në monumentin e të pagjeturve dhe në varrin e Ibrahim Rugovës. Gazetarja Linda Karadaku, që po ndjek zhvillimet nga afër atje, ndau më shumë detaje.
Ajo thotë se edhe mesazhet e ndërkombëtarëve, kryesisht SHBA-së, iu drejtohen popullit duke anashkaluar qeverinë, me të cilën ka pasur përplasje për shkak të vendimit për dinarin serb.
“Urimet që vijnë nga SHBA dhe vendet aleate janë për popullin e Kosovës. Qeveritë shkojnë e vijë por ajo që mbetet është populli dhe populli e ka gjithmonë të qartë që shtëpia nuk mbahet pa miq. Aleatët e Kosovës janë përveçse clirimtarë, edhe garantues të këtij shteti”, u shpreh mes të tjerash gazetarja live nga Prishtina.