Ministria e Punëve të Jashtme të Pakistanit, ka uruar Kosovën me rastin e Ditës së Pavarësisë.
Kjo ministri i ka dërguar urimet më të përzemërta popullit dhe qeverisë së saj.
“Me rastin e Ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, i shprehim urimet tona më të përzemërta popullit dhe qeverisë së saj”, thuhet në njoftim.
On the occasion of Independence Day of the Republic of #Kosovo, we extend our heartiest felicitations to its people and Government. @PakinTurkiye @MFAKOSOVO
????? pic.twitter.com/70xJCTYEpw
— Ministry of Foreign Affairs – Pakistan (@ForeignOfficePk) February 17, 2024
Kosova feston sot 16-vjetorin e Pavarësisë. Më 17 Shkurt 2008, në një mbledhje të jashtëzakonshme ku merrnin pjesë 109 deputetë, Kuvendi shpalli Kosovën shtet të pavarur, sovran dhe demokratik. Flamuri shtetëror i Kosovës u shpalos që në ditën e shpalljes së pavarësisë në seancën solemne të Kuvendit./abcnews.al