Impakti i vizitës së Blinken tek investitorët/ Civici: Stimulon investime ekonomike të huaja

schedule20:23 - 16 Shkurt, 2024

schedule 20:23 - 16 Shkurt, 2024

Eksperti i Ekonomisë Adrian Civici në një komunikim të drejtpërdrejtë për emisionin “Sheshi i Dollarit” në ABC News, foli për impaktin e vizitës së Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken dje në Tiranë.

Cicivi u shpreh se mbështetja e SHBA-ve stimulon investime të tjera ekonomike. Sakaq u ndal te reforma në drejtësi ku tha se ka dhënë efekte në investimet e huaja.

Kjo lloj mbështetej stimulon dhe investime të tjera ekonomike, sa më tepër japin vlerësim pozitiv, aq më tërheqësve bëhet për investimet e huaja.  Marrëdhëniet ekonomike fillojnë që me krijimin e shtetit shqiptar, ishin  kryesisht si efekt i diasporës shqiptare në Amerikë. Janë tre elementë të rëndësishëm, që në krijimin e shtetit shqiptar, i dhanë edhe statusin e kombit më të favorizuar në tregti. Pati një ndërprerje të marrëdhënieve që nga viti 1944-1991, ku rifilluan sërish. U ripërsërit statusi i kombit më të favorizuar në tregti.

Reforma në drejtësi ka dhënë efekte në investimet e huaja. Kur bëhet fjalë për biznes privat ato kërkojë edhe garanci për investimet, ligjore, juridike dhe elementët e nevojshëm. Reformën në drejtësi është një nga elementët më të rëndësishëm që ne duhet ta shohim në një këndvështrim më të gjerë. Kjo në pikëpamjen e të bërit biznes dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjes në mënyrë ligjore dhe korrekte. Për s ai përket investimeve të huaja direkte“, u shpreh ai. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!