Zhbllokohet derbi, “Bardheblutë” marrin avantazhin në “Air Albania”

schedule19:08 - 16 Shkurt, 2024

schedule 19:08 - 16 Shkurt, 2024

Kanë mjaftuar vetëm 7 minuta për t’u ndezur “Derbi i Madh” i kryeqytetit, mes “Demave të Kuq” të Partizanit dhe “Bardhebluve” të Tiranës, me këta të fundit, që kanë arritur të gjejnë rrugën e rrjetës, duke nisur festën e të tijve.

Një goditje potente nga Kristal Abazaj pritet fillimisht nga “gardiani” i Partizani, Alban Hoxha, me sferën që përfundon në këmbët e Latifit, i cili me portën e boshatisur nuk gabon duke e çuar në topin në rrjetë. Rezultati shkon në 0 me 1. /i.m /abcnews.al

SHIKONI GOLIN