Janë mbyllur pjesët e para të tre ndeshjeve të Kategorisë Superiore, teksa janë shënuar tre gola. Në Gjirokastër miqtë kanë realizuar dy herë me anë të Torassa-s dhe Ngoo-së, ndërkohë që në minutën e 26-të Batha sfumoi edhe një penallti, që u prit nga portieri Paiteris.
Torassa në aksionin pasaardhës shleu gabimin e shoku ttë skuadrës, ndërkohë që Prikas la me një lojtar më pas Luftëtarin. Në fund anglezi Ngoo shfrytëzoi pasimin e Halilit dhe realizoi golin e dytë.
Në Laç vendasit e kërkojnë më shumë golin, por Vllaznia mbrohet mirë dhe zbret disa herë rrezikshëm. Kurbinasit, në rastin e parë shënuan me të zakonshmin Nwabueze. Bylisi mundohet shumë me Teutën të realizojë, në një ndeshje të hapur dhe me raste. Gjithsesi në Ballsh nuk u realizua asnjë gol.
KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 10
E diel, më 27 tetor, ora 13:00
Luftëtari-Tirana 0-2
Shënues: Torassa 27′, Ngoo 45′
Bylis-Teuta 0-0
Laçi-Vllaznia 1-0
Shënues: Nwabueze 39′
/abcnews.al