Microsoft do të investojë më shumë se tre miliardë euro në dy vitet e ardhshme në fushën e Inteligjencës Artificiale në Gjermani, njoftoi të enjten presidenti i kompanisë amerikane Brad Smith, pas një takimi me kancelarin Olaf Scholz.
Sipas Smith, Microsoft planifikon të investojë të paktën 3.3 miliardë euro deri në fund të vitit 2025 në zgjerimin masiv të aftësive të qendrave të tij të të dhënave për aplikime në Inteligjencën Artificiale dhe kompjuterin ‘cloud’.
Shuma e investimit për kompaninë amerikane të teknologjisë është më e madhja që ka shpenzuar në Gjermani në 40 vitet e funksionimit të saj, shpjegoi Brad Smith dhe shtoi se programi i trajnimit në Inteligjencën Artificiale do të përfshijë deri në 1.2 milionë njerëz.
Gjermania renditet e dyta globalisht në përdorimin e inteligjencës artificiale nga organizatat dhe është zhvilluesi i dytë më i rëndësishëm i aplikacioneve të AI në Evropë, por është vetëm e njëmbëdhjeta në Evropë për sa i përket aftësive të AI.
Ofertat e reja të trajnimit tani pritet të përmirësojnë aftësitë e programimit dhe t’u japin njerëzve aftësitë e nevojshme për të përdorur këtë teknologji. Investimi do të përfitojë kryesisht nga North Rhine-Westphalia, ku Microsoft dëshiron të krijojë një zonë të re për biznesin e saj ‘cloud’ me ruajtjen e të dhënave./acnews.al