Xhudisjta dardane, Nora Gjakova ka fituar përballjen në gjysmëfinale, duke kaluar në finalen e madhe të Grand Slam që po mbahet në Baku.
Gjakova e ka nisur ditën mbarë duke fituar dy ndeshje radhazi në kategorinë deri në 57 kilogramë. Në ndeshjen e parë, xhudistja pejane ka mposhtur me ‘ippon’ gjeorgjiane Nino Loladze, ndërsa në të dytën ka fituar me ‘pikë të artë’ ndaj Acelja Toprak.
Pas këtyre dy fitoreve, Gjakova kaloi në çerekfinale, ku u ndesh me serben, Marica Perisic. Edhe në këtë përballje, xhudistja kosovare ishte e papërmbajtshme duke mposhtur Perisic me ‘ëaza ari’ dhe duke siguruar gjysmëfinalen.
Në gjysmëfinale, Nora ishte përsëri madhështore duke fituar edhe ndaj holandezes, Julie Beurskens dhe duke prekur kështu finalen e madhe. Me këtë fitore, Gjakova ka siguruar medaljen e argjendtë, por do kërkoj me çdo kusht të artën. Në finale, kampionia olimpike do të ndeshet me kanadezen Christa Deguchi./h.ll/abcnews.al