Borrell: Nuk kam në agjendë një takim të përbashkët Kurti-Vuçiç

schedule11:09 - 16 Shkurt, 2024

schedule 11:09 - 16 Shkurt, 2024

Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell tha se në Munih do të zhvillojë takime të ndara me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Por, një takim i përbashkët i liderëve me ndërmjetësin evropian të dialogut, nuk është në agjendë.

Kurti dhe Vuçiç janë në mesin e dhjetëra udhëheqësve nga e mbarë bota që po marrin pjesë në Konferencën e Sigurisë në Munih, që nis punimet më 16 shkurt, shkruan REL.

“Nuk është në planifikimet e mia, nuk është në agjendën time, por nëse do të ishte i mundur, ne do të ishim të lumtur. Në të kundërtën, unë duhet të tentoj ta arrij këtë, takimin Kurti-Vuçiç, diku tjetër”, tha Borrell në Munih.

Pjesëmarrja e Kurtit dhe Vuçiçit në Munih po ndodh në një kohë kur janë rritur tensionet mes dy shteteve të tyre, për shkak të vendimit të Kosovës për të ndaluar dinarin serb për kryerjen e pagesave me para të gatshme.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!