“Sora”, revolucioni i ri i ChatGPT që krijon video nga teksti

schedule10:56 - 16 Shkurt, 2024

schedule 10:56 - 16 Shkurt, 2024

OpenAI, krijuesi i ChatGPT dhe krijuesi i imazheve DALL-E, ka zbuluar një mjet të ri të quajtur ‘Sora’, i cili është në gjendje të krijojë, thjesht duke futur tekst, video realiste që mund të zgjasin deri në një minutë,  një risi e madhe në këtë fushë të inteligjencës artificiale.

Bazuar në kërkimet e mëparshme mbi programet DALL-E dhe GPT, kjo platformë e re është ende në testim, theksoi aleati i Microsoft me bazë në Kaliforni, i cili megjithatë prezantoi disa video dhe mënyrën se si u krijuan.

Programi mund të krijojë video prej një minutë duke ruajtur cilësinë vizuale dhe duke respektuar kërkesën e përdoruesit, tha OpenAI.

Sora mund të “krijojë skena komplekse me fytyra të shumta, lloje specifike lëvizjesh dhe detaje të sakta.

Sam Altman, kreu i OpenAI, tha në median sociale X se kompania e tij “do t’i ofrojë një numri të kufizuar krijuesish akses” në këtë mjet të ri, si pjesë e një faze eksperimentale.

Ai gjithashtu ftoi përdoruesit të bëjnë sugjerime për krijimin e videove dhe pak minuta më vonë ngarkoi ato më të suksesshmet në platformë.

Mes këtyre videove shihet dy qen duke luajtur në dëborë në një mal. Një video tjetër tregon fluturimin e një kafshe imagjinare gjysmë rosë, gjysmë dragua përpara një muzgu të bukur.

Sora shërben si bazë për “programe të afta për të kuptuar dhe simuluar botën reale”, dhe ky besohet se do të jetë një moment historik i rëndësishëm në realizimin e AGI”.

OpenAI paralajmëroi se modeli aktual i platformës ka të meta, duke ngatërruar të majtën me të djathtën dhe duke treguar një paaftësi për të ruajtur vazhdimësinë vizuale gjatë gjithë videos.

Në zbulimin e këtij mjeti të ri, OpenAI tha se çështja e sigurisë është një problem i rëndësishëm dhe se do të organizohen simulime me përdoruesit që u kërkohet të keqfunksionojnë ose të krijojnë përmbajtje të papërshtatshme për të përcaktuar më mirë kufijtë e platformës.

/abcnews.al