Marc Marquez triumfon edhe në Australi, duke regjistruar fitoren e pestë radhazi në MotoGP. Piloti spanjoll ia ka dalë të fitojë garën vetëm në xhiron e fundit, teksa ka parakaluar Vinales dhe ky i fundit nga ky duel rrëzohet dhe çon dëm garën e mirë që kishte bërë.
Nga rrëzimi i tij ka përfituar Cal Crutchlow, i cili e ka mbyllur garën i dyti. Festë edhe për Jack Miller, australianin që në pistën e “Phillip Island” u rendit në vendin e tretë. S’ka më mirë për australianin, që pati mundësinë të ndante podiumin me bashkatdhetarët e tij.
Një garë me ulje ngritje për Valentino Rossin, i cili në një moment u ngjit edhe i pari. Gjithsesi “Doktori” në fund e mbylli vetëm në vendin e tetë. Fillimi i garës ishte emocionues, pasi pati një aksident mes Petrucci e Quartararo dhe të dy këta pilotë e mbyllën garën para kohë. /abcnews.al