Analisti Mentor Nazarko thotë se ish ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, e cila shoqëron Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken në Tiranë, ka qenë dëshmitare e përpjekjeve të ish kryeminsitrit Sali Berisha, për qasjen e bllokuese dhe destabilizuese.
Në studion e ABC News, Nazarko u shpreh se Berisha ka qenë bllokues i investimeve amerikane, por ka penguar edhe stabilizimin e Ballkanit, me ndërhyrjen e tij në dialogun Kosovë-Serbi, ku pretendonte shkëmbimin e territoreve.
“Zonja Kim, e cila ka pasur lidhje me Blinken, por edhe vetë karriera e tanishme tregon sesa diplomate e respektuar është në gjirin e DASH. Ajo ka qenë dëshmitare, e atyre përpjekjeve të zotit Berisha, për të ndalur fuqizimin amerikan në keto akse që permendëm. Zoti Berisha me përfshirjen e tij në dialog, ishte sabotues i këtij dialogu. Realisht, roli i tij, për shkak të krijimit të një aksi, me disa figura të opozitës, ishte një rol që pengoi stabilizmin e Ballkanit. Për shkak të qasjes strategjike që amerikanët kanë ndaj Shqipërisë, pra, në perpsektivën e ndërtimit të një Shqipërie të sigurt, edhe këtu, Berisha dhe Partia Demokratike kanë qenë bllokuese, edhe destabilizuese.
SHBA e kanë të qartë që nje vend është i destabilizuar, që nuk modernizon institucionet e saj demokratike, është një vend ku ndërhyrja ruse ka një hapësirë të konsiderueshme. Është marrë ai vendim, me të cilin ajo ka pjesën e saj të vendimit”, theksoi ai.
Ndërkaq, analisti Artur Zheji deklaroi se radikalizimi i Kim ndaj opozitës, ishte në momentin kur Partia Demokratike ngriti çadrën para Kryeminsitrisë, pak para zgjedhjeve parlamentare në vitin 2017.
Sipas Zhejit, ndarja e Berisha me SHBA, është më e thellë seç shihet.
“Radikalizimi i zonjës Kim ndaj opozitës, ka filluar që pas çadrës. Me futjen në çadër të opozitës, ka qenë e mbuluar nga shumë teori konspirative. E para, bëhej fjalë për shërbime ruse, që kërkonin të bënin vrasje dhe të bëhej destabilizim. Në atë periudhë ka ardhur edhe Arvizu. Unë e kam ndjekur nga afër këtë ftohje graduale dhe këtë situatë ndarëse të ambasadores amerikane dhe Partisë Demokratike. Në fazën e dytë e të tretë, nuk ka munguar sulmi ndaj Yuri Kim. Ka kërkuar disa verifikime nga DASH. Yuri Kimit i është vënë në krizë identiteti i saj si amabsadore, nga opozita. Fakti që Kim vjen me Blinken, është rikonfirmim. Udhërrëfyesja e Blinken në Shqipëri është Yuri Kim.
Ajo ka këtë posturen si asistentja e Blinken në Shqipëri. Kush i ka dhënë gojës kundër saj, gabim e ka. Marrëdhëniet e SHBA me doktor Berishën, do të kenë një çarje më të thellë, sesa ajo që na japin për konsum publik. Ndarja e doktorit nga amerikanët, është më e thellë”, nënvizoi Zheji./abcnews.al