Analistët Artur Zheji dhe Mentor Nazarko komentuan gjithashtu edhe takimin që do të mbajë Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken me drejtuesit e institucioneve të drejtësisë. Nazarko tha se takimi me kreun e SPAK, Altin Dumani jep mesazhin e mbështetjes së institucionit ‘made in America’.
Por sipas Zhejit, mesazhi është më i fortë se kaq. “Nëse ndodh në xhepin e Blinken janë spaletat. I vë Dumanit spaletat e gjeneralit”.
“Konstatimi i Berishës që në një kuptim vizita e Blinken ndodh me të gjithë krerët e institucioneve kontrollohen nga një parti. Por kjo është një pasojë, nuk është diçka që kontribuuan amerikanët apo Yuri Kim, është pasojë e mungesës së qarkullimit të elitave brenda PD. Me dhimbje, Yuri Kim vendosi t’i japë goditjen fatale Berishës sepse PD është krijesë e amerikanëve dhe për ta nxitur zhvillimin, ardhjen e një elite të re në krye të PD u mor ky vendim.
U kuptua që Berisha ishte pas zotit Basha. Ai ka komanduar PD-në. Ai ka mohuar rolin si udhëheqës i PD gjatë kohës që ngjante se ishte Basha. Kim, që është regjisorja e kësaj vizite, nuk është fajtorja për zhvillimet në PD. Ajo i paralajmëroi, u doli borxhit duke thënë se do hani bar nëse do të mbroni udhëheqësin tuaj. Mirëpo, për shkak të asaj që PD nuk arriti dot të rimëkëmbej kemi këtë ngjyrë të vizitës dhe për ta balancuar vizitën është menduar edhe takim me Dumanin.
Ky takim është qershiza e hidhur në tortën e kësaj vizite për qeverisjen socialiste. Takimi me të ka mesazh simbolik, të mbështetjes së institucioneve të reja, të këtij institucioni që është “made in America“, tha Nazarko./abcnews.al