Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Mirë se erdhe Antony!”, ministri Hasani pret Blinken: Partneriteti me SHBA vetëm forcohet

schedule11:45 - 15 Shkurt, 2024

schedule 11:45 - 15 Shkurt, 2024

Ministri i Jashtëm, Igli Hasani ka përcjellë një mesazh pas pritjes së Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, i cili zbriti pak minuta më pak në aeroportin e Rinasit. Hasani, krahas një fotoje nga takimi me Blinken, shkruan se partneriteti me SHBA-në, aleatin e vjetër të Shqipërisë, vetëm forcohet.

“Mirë se erdhe Antony! Kënaqësi të mirëpres Sekretarin Amerikan të Shtetit Antony Blinken në vizitën e tij të parë zyrtare në Shqipëri. Partneriteti dhe bashkëpunimi strategjik i Shqipërisë me SHBA-në, aleatin tonë të vjetër, vetëm sa do të forcohet, i ndërtuar mbi një themel të fortë midis vendeve dhe njerëzve tanë. I jam jashtëzakonisht mirënjohës Sekretarit Blinken për mbështetjen dhe bashkëpunimin e tij të paçmuar.“, shkruan Hasani.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!