Koreografi i njohur, Andi Murra i ka befasuar të gjithë këtë të enjte në emisionin “ABC e Mëngjesit”. Ai ka sjellë në studio një majmun të racës së veçantë të majmunëve Rhesus Macaque.
Andi ka treguar se si po ambientohet me të, pasi është shumë kureshtare. Madje, ai ka zbuluar se takimi i tyre i parë ishte ndryshe nga çfarë priste.
Sa i përket karrierës së tij, Andi tha se po vazhdon bashkëpunimet me artistët më të mirë të momentit dhe ka hapur shumë palestra kudo në Shqipëri.
“Zakonisht të gjitha i ha, por byrekun e pëlqen shumë. Zihet me të gjitha vajzat e studios sime, është xheloze. Abu është 4.5 muajshe, sapo ka filuar t’i ulet agresiviteti. Derisa të mësohet me rregullat, kemi pak luftë. Në takimin e parë, prisja të ishte e urtë, por kur i hapa kafazin doli dhe pas 2 orësh e kam kapur. Është shumë kureshtar. Vaksinat i bëhen një herë në vit. Tani është ftohtë dhe nuk pëlqen të dalë. Me macet reagon mirë dhe qentë i ka armiq. Në dyqane kushton rreth 5 deri 7 mijë euro.
Aktiviteti jonë është në nivele shumë të mira këto kohë. Në Tiranë kemi 4 palestra, kemi hapur dhe në rreth, në Durrës dhe në Fier. Kemi plan të hapim dhe të tjerat, por duhet dhe staf i madh për ta menaxhuar”, u shpreh Andi./abcnews.al