Gazetari Artur Zheji ka komentuar sherrin e ndodhur në emisionin “360 gradë”, teksa po diskutoheshin marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë si edhe çështja e Fredi Belerit.
Pati një moment tensioni që më pas degradoi në një sherr mes polemistit laert Vasili dhe sekretarit të OMONIA-s Marin Suli, pasi ky i fundit, iu drejtua “moj motër ule zërin”. Ky ka qenë edhe momenti kur Laert Vasili i hodhi ujë Marin Sulit.
Gazetari Artur Zheji, ka ndarë disa detaje nga ky incident në puntatën e parë të emisonit “360 gradë” në ABC News, duke treguar se u gjend në një situatë të vështirë.
“Ishte e rëndë. Tensioni është shumë i madh dhe në ato 2-3 minuta publiciteti lash vendin dhe u detyrova të ulja tensionet. Vetëpërmbajtja është e rëndësishme. Suli shkeli gabim dhe Laerti nuk mund të reagonte ndryshe. Në fund të fundit uji është simbolik dhe Suli mund ta kishte si një bekim. Në fakt Laerti u provokua sepse ishte pjesë e emisionit njësoj si Marini, por më pas Marini zgjodhi të largohej”, tha Zheji.
/abcnews.al/


