“Të dua ashtu siç je”, Carla Bruni dedikim Nicolas Sarkozy

schedule15:32 - 14 Shkurt, 2024

schedule 15:32 - 14 Shkurt, 2024

Carla Bruni ka ndarë në rrjetet sociale disa fjalë të buta dhe një seri fotosh të Nicolas Sarkozy. Pak orë para festës së Shën Valentinit, ish-Zonja e Parë e Francës zbuloi ndjenjat e thella të dashurisë dhe admirimit që ka për të shoqin.

Bukuroshja francezo-italiane ka postuar disa foto të Nicolas, i cili ka veshur një bluzë të zezë dhe xhinse të ngushta, teksa hante arra në mes të një fushe. Madje, në njërën prej fotove, 69-vjeçari tregon me krenari para aparatit krahët e tij të stërvitur mirë.

“Të dua ashtu siç je”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e postimit dhe mijëra ndjekës e kanë “mbytur” çiftin e dashuruar me komplimente.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Carla Bruni (@carlabruniofficial)

Carla Bruni dhe Nicolas Sarkozy kanë së bashku një vajzë, Julia Sarkozy. Pak muaj më parë ata festuan 16 vite së bashku. Kur lidhja e tyre filloi, disa nxituan të bënin parashikime ogurzeza, por gjithçka rezultoi ndryshe./abcnews.al