“Rita Ora u buzëqesh serbëve në fytyrë”, reagime në Beograd

schedule19:42 - 26 Tetor, 2019

schedule 19:42 - 26 Tetor, 2019

Një poster i Rita Orës që reklamon një markë stolish, e vendosur në qëndër të Beogradit, ka shkaktuar një sërë reagimesh ne Serbi.

“Skandaloze! Shqiptarja Rita Ora i qesh Beogradit në fytyrë”! Kështu shkruajnë thuajse të gjitha mediat, të indinjuar nga ky ofendim, që sipas tyre po i bëhet vendit.

Për ta ky veprim është anti-serb dhe “kurrsesi nuk do të lejojnë që një person që bën thirrje për Shqipëri të Madhe të shfaqet në një poster gjigand në kryeqytetin e tyre”.

Gazeta “Informer” madje ka realizuar dhe një sërë intervistash me qytetarë serbë, të cilët shprehen të indinjuar nga ky veprim dhe kërkojnë që të miratohet një ligj që ndalon reklama me të tilla përmbajtje. Ndërkohë disa të tjetër nuk arrijnë të pranojë se ende ka serbë që pranojnë të shfaqin imazhe këngëtaresh shqiptare, vetëm për para.

Megjithatë, disa analistë janë shprehur se nuk ka asnjë ligj që ndalon të tilla gjëra, pasi është marka që ka zgjedhur imazhin. Dhe nëse ky imazh nuk pëlqehet, kjo gjë do të tregohet nëse produkti ka shitje apo jo.

Klan Plus