Suedia: Presim që Hungaria të ratifikojë së shpejti anëtarësimin në NATO

schedule10:53 - 14 Shkurt, 2024

schedule 10:53 - 14 Shkurt, 2024

Ministri i Jashtëm suedez tha të mërkurën se pret që Hungaria së shpejti të miratojë kërkesën suedeze për anëtarësim në NATO.

“Ne mirëpresim që Turqia ka përfunduar procesin e saj të ratifikimit dhe presim që Hungaria ta ndjekë së shpejti,” deklaroi Tobias Billstrom në një fjalim në parlament, shkruan Reuters.

Hungaria është i vetmi anëtar i NATO-s që nuk e ka miratuar kërkesën e Suedisë për t’u bashkuar me aleancën, me nacionalistët në pushtet duke përmendur ato që ata i quajnë akuza të padrejta suedeze se kanë gërryer demokracinë në Hungari./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!