Politikanët gjermanë kanë paralajmëruar se Rusia ka kryer spiunazh përmes partisë së ekstremit të djathtë AfD.
“Alterantiva për Gjermaninë është një Rusi autoritare”, ka thënë politikani i Partisë së Gjelbër, Constantin von Notch në një komunikim për mediat sot në Berlin.
Gjithashtu ai shton se afërsia e deputetëve të AfD me diktaturat si Rusia, Kina, Siria dhe Koreja e Veriut është për t’u pasur frikë, pasi sipas tij nuk është vetëm ideologjike.
Ndërsa politikani përgjegjës për mbrojtjen e partisë opozitare konservatore CDU, Roeberich Kiesewetter, tha se AfD vepron “në Gjermani si një zgjatim i Rusisë” dhe si një mjet i luftës hibride.
“Ka edhe indikacione se ambasada ruse po përhap përmbajtjen e AfD. Spiunazhi i mundshëm nuk mund të përjashtohet në këtë drejtim dhe mund të parandalohet ose ndalohet vetëm nga ndërgjegjësimi dhe kontrolli i shërbimeve të inteligjencës”, tha Kiesewetter.
/abcnews.al/