Pas dy vitesh shqiptarët do të kenë në duar fjalorin e madh të shqipes. Vepra më e rëndësishme e gjuhës do të ketë rreth 100 mijë fjalë, 10 mijë shprehje frazeologjike dhe 15 mijë togje fjalësh që shërbejnë si emërtime të veçanta. Përzgjedhur nga një grup pune me gjuhëtar nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe arbëreshët.
“Mendojmë që deri në fund të vitit 2025 mbaron faza e oponencës për të parë një lloj krehje për ndonjë fjalë që mund të hiqet apo shtohet, pastaj do shtypet në letër, por kemi gjithmonë një ide ta lemë në faqen e webit ta bëjmë të aksesueshëm për të gjithë. Jemi në fazën më të vrullshme të hartimi të fjalorit të madh të gjuhës shqipe. Jemi në fazën përfundimtare. Deri nga fundi i vitit 2024 do ti publikojmë online një nga një shkronjat që po hartohen”, shprehet gjuhëtarja Anila Kananaj.
Ky fjalor i madh i shqipes vjen pas botimit të 1980, synon mbrojtjen e gjuhës, pasurimin e saj dhe përfshirjen e dialekteve.
“Fjalori sigurisht që do të respektojë rregullat e gjuhës standarde, që do të thotë, vena dhe vera ne do të shkruajmë vera, por të gjitha fjalët që janë lëvruar nga letërsia pavarësisht brenda trojeve shqiptare, jashtë trojeve shqiptare, kudo ku kemi pena të mprehta të gjuhës shqipe, fjalë që kanë lindur në media apo përdorime nga të rinjtë, që kanë hyrë nga përballja e shqipes me gjuhë të tjera, këtu nuk e kam fjalën për huazime të panevojshem, por që kanë hyrë nga teknologjia, web p.sh., do ta fusim, s’mund të bëjmë sikur nuk ekzistojnë. Ka shumë fjalë të reja të krijuara, p.sh., majërrethuar, mallzhuritur, mbamendje, por dhe fjalë të zhanrit politik i mandatuar, mandatoj …”
Fjalori do të shërbejë për të njohur gjuhën dhe për të bërë studime të thelluara për shqipen. Për ta hartuar gjuhëtarja Anila Kananaj tregon se përveç metodave që po shfrytëzohen dashamirës të gjuhës po ndihmojnë me fjalë e shprehje të cilat vlerësohn nga një specialistët e fushës.
“Nuk mund të ecim me paragjykime kur bëjmë një fjalor, çdo fjalë është pasuri”.