Fjalët e Donald Trump janë në kundërshtim me frymën e NATO-s duke qenë se neni 5 është “shpirti i aleancës” dhe duke e bërë këtë hedh dyshime në thelbin e interesave të NATO-s.
Është kjo deklarata e një zyrtari të lartë diplomatik.
“Trump ka gabuar, sepse aleatët europianë janë të angazhuar në procesin e rritjes së shpenzimeve të mbrojtjes, duke bërë gjënë e duhur.
“Nuk bëhet brenda natës, në disa raste flasim për dyfishim të buxhetit. Në këtë kontekst, Gjermania, për shembull, do të arrijë në 2% të PBB-së në vitin 2024 dhe ndoshta do ta kalojë atë, duke arritur në 2.1%.
“Trump dëmton gjithashtu sigurinë e SHBA”, thuhet në deklaratë.
/abcnews.al