Australia paralajmëron: Planet e Izraelit për ofensivën tokësore në Rafah mund të kenë pasoja shkatërruese

schedule15:12 - 12 Shkurt, 2024

schedule 15:12 - 12 Shkurt, 2024

Qeveria australiane ka paralajmëruar se planet e Izraelit për një ofensivë ushtarake në Rafah mund të kenë “pasoja shkatërruese” për civilët palestinezë që strehohen atje.

Ministrja e Jashtme, Penny Wong  sugjeroi gjithashtu të hënën se një dështim për të siguruar kujdes të veçantë për më shumë se 1 milion civilë në zonë, shumë në tenda të improvizuara, do të “shkaktonte dëm serioz për interesat e vetë Izraelit”, shkruan The Guardian.

Wong tha se 153 vende, përfshirë Australinë, kishin votuar tashmë në asamblenë e përgjithshme të OKB-së për një armëpushim të menjëhershëm humanitar.

“Shumë nga miqtë e Izraelit, përfshirë Australinë, kanë shprehur shqetësime të thella rreth raporteve për një operacion ushtarak izraelit në Rafah,” deklaroi ajo.

“Ka një konsensus ndërkombëtar në rritje: Izraeli duhet të dëgjojë miqtë e tij dhe duhet të dëgjojë komunitetin ndërkombëtar.”, shtoi ajo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!