Një zjarr masiv shpërtheu sot në një park në Goteborg të Suedisë. Raportohet se parku ujor është në ndërtim e sipër në një nga parqet më të mëdha argëtuese të rajonit nordik si dhe ishte planifikuar të hapej këtë verë.
Dymbëdhjetë persona u dërguan në spital për lëndime të lehta ndërsa policia tha se një person aktualisht rezulton i zhdukur. Pamjet e postuara në rrjetet sociale tregojnë objektet e përfshira nga flakët ndërsa disa makina zjarrfikëse mbërrijnë në vendngjarje.
Një hotel si dhe zyrat në zonë u evakuuan.
— Rasmus Palmgren (@Palmsvettet) February 12, 2024
/abcnews.al