Manchester City ka vulosur fitoren kundër Aston Villës. Ekipi i Guardiolës ka shënuar sërish në mesin e pjesës së dytë. Kevin De Bruyne është autori i golit të dytë në minutën e 65-të, ndërsa Ilkay Gundogan ka trefishuar pesë minuta më vonë.
Belgu dërgoi një kros të ulët drejt portës, por askush nuk e devijoi. Topi i fantazistit përfundoi në rrjetë dhe 2-0 për kampionët e Anglisë. Vandasit nuk i ndalën sulmet dhe shënuan sërish. Mesfushori gjerman realizoi një gol të bukur, për të cilin u desh edhe konfirmimi i VAR-it.
Ekipi nga Birmingemi rezistoi në 45 minutat e para, por vetëm kaq. Rahem Sterling zhbllokoi shifrat në fillim të pjesës së dytë, teksa tani kanë ardhur dy gola të tjerë me anë të De Bruyne dhe Gundogan. /abcnews.al