Autoriteti Palestinez: Netanyahu po kryen masakër në Rafah

schedule12:30 - 12 Shkurt, 2024

schedule 12:30 - 12 Shkurt, 2024

Autoriteti Palestinez thotë se Izraeli ka kryer një masakër në Rafah dhe kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu është fokusuar vetëm në hakmarrjen dhe jo fitoren.

Ministria e Punëve të Jashtme e autoritetit tha në një deklaratë se dënon në termat më të ashpër të mundshëm ato që i përshkruan si masakra masive të palestinezëve në rajon, shkruan Sky News.

“Masakra okupuese në Rafah është dëshmi e vlefshmërisë së paralajmërimeve për rreziqet katastrofike të pushtimit të saj”, thuhet në deklaratë.

Ministria akuzoi Izraelin se po përpiqej të “transferonte luftën” në Rafah në një përpjekje për të shtyrë palestinezët që janë strehuar atje të “emigrojnë dhe të zhvendosen në spirale”.

“Izraeli nuk kujdeset për jetët e civilëve palestinezë dhe i konsideron ata viktima kolaterale,” thuhej ndër të tjera./abcnews.al