Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e së hënës në Athinë, ku një person ka hapur zjarr ndaj punonjësve të një kompanie detare. Për pasojë ka mbetur i vdekur një person dhe janë plagosur dy të tjerë.
Sipas mediave, autori është me origjinë egjiptiane dhe dyshohet se është një ish punonjës i kompanisë që ishte shkarkuar. Autori ndodhet në katin e dytë të ndërtesës, ndërsa nuk ka pranuar të vetëdorëzohet./abcnews.al


