Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shefi i OBSH-së përsërit thirrjen për armëpushim në Gaza

schedule08:42 - 12 Shkurt, 2024

schedule 08:42 - 12 Shkurt, 2024

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus ka përsëritur thirrjen për një armëpushim midis Izraelit dhe Hamasit në Gaza.

Duke folur në margjinat e Samitit të Qeverive Botërore 2024 në Dubai, ai tha se ndihma e ofruar deri më tani për Gazën për sa i përket furnizimeve mjekësore është “një pikë në oqeanin e nevojës që vazhdon të rritet çdo ditë”, shkruan Al Jazeera.

Ndërkaq, Hamasi ka pretenduar se sulmi i Izraelit në qytetin jugor të Gazës, Rafah, është një vazhdim i “luftës gjenocidale” dhe përpjekjeve për zhvendosje të detyruar që ka bërë kundër popullit palestinez.



Rafah është hapësira e fundit relativisht e sigurt në një enklavë që është shkatërruar nga ofensiva ushtarake e Izraelit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!