Hamasi: Sulmi izraelit në Rafah është vazhdim i luftës gjenocidale

schedule08:26 - 12 Shkurt, 2024

schedule 08:26 - 12 Shkurt, 2024

Hamasi ka pretenduar se sulmi i Izraelit në qytetin jugor të Gazës, Rafah, është një vazhdim i “luftës gjenocidale” dhe përpjekjeve për zhvendosje të detyruar që ka bërë kundër popullit palestinez.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka thënë se dërgimi i trupave në qytet është i nevojshëm për të fituar luftën kundër Hamasit, shkruan Sky News.

Zyra e kryeministrit deklaroi se ka urdhëruar ushtrinë të zhvillojë një plan për të evakuuar qytetin dhe për të shkatërruar katër batalione të Hamasit që thotë se janë vendosur atje.

Presidenti i SHBA, Joe Biden i ka thënë Izraelit të mos sulmojë qytetin pa një plan të besueshëm për të mbrojtur civilët dhe agjencitë e ndihmës kanë thënë se një sulm do të ishte katastrofik.

Rafah është hapësira e fundit relativisht e sigurt në një enklavë që është shkatërruar nga ofensiva ushtarake e Izraelit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!