Një person që tentoi të godiste me thikë disa oficerë pranë Portës së Luanit në qytetin e vjetër të Jeruzalemit është neutralizuar. Kështu bëjnë të ditur mediat izraelite.
Pamjet nga vendi i ngjarjes treguan një prani të madhe të forcave të sigurisë dhe të dyshuarin të shtrirë në tokë pasi thuhet se u qëllua nga një oficer policie.
Një kalimtar u plagos lehtë gjatë përpjekjeve të policisë për të neutralizuar të dyshuarin.
Menjëherë pas tentativës së sulmit, një tentativë e dytë e sulmit me thikë u pengua pranë qytetit Husan, në jug të Jerusalemit, konfirmoi IDF. /abcnews.al