VIDEO/ Vendoset shpejt baraspesha, Kristal Abazaj nderon “Bardheblutë”

schedule18:43 - 11 Shkurt, 2024

schedule 18:43 - 11 Shkurt, 2024

Pavarësisht se “Shijakast” e Erzenit arritën të gjenin rrugën e rrjetës në minutën e 75′-të, duke tronditur jo pak “Bardheblutë” e Tiranës, këta të fundit kanë arritur të hidhen menjëherë në sulm për të gjetur golin e barazimit, në “mitikun” e kryeqytetit, “Air Albania”.

Pas një aksion të shpejt të djemve të Julian Ahmatajt, “fantazisti” i sulmit, Kristal Abazaj ka arritur të dërgojë topin në rrjetë, duke shpëtuar momentalisht të tijët nga një humbje shokuese ndaj Erzenit. Rezultati shkon në 1 me 1. /i.m /abcnews.al

SHIKONI GOLIN