Vetëm 6 minuta lojë u kanë mjaftuar “Galaktikëve” të Real Madrid, për të gjetur golin e avantazhit, ndaj skuadrës së Girona-s, në supersfidën e vlefshme për javën e 24-t, të kampionatit spanjoll të futbollit, La Liga.
Pas një pasimi të shkurtër, nga Fede Valverde, topi përfundon në këmbët e “fantazistit” brazilian, Vinicius Junior, i cili lëshon një “predhë” nga jashtë zone, duke e çuar topin në rrjetë. Rezultati shkon në 1 me 0. /i.m /abcnews.al