Fier/ Punëtori ra nga skela e fabrikës së vajit, arrestohet pronari

schedule13:26 - 10 Shkurt, 2024

schedule 13:26 - 10 Shkurt, 2024

Një 62-vjeçar është arrestuar sot në Fier pasi akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” dhe “Punësimi i paligjshëm”.

I arrestuari, i cili është pronari i një fabrike të përpunimit të vajit u arrestua sepse gjatë procesit të punës në fabrikën e tij, më datë 08.02.2024, rreth orës 13:40, ra nga skela një 65-vjeçar, i cili nga verifikimet rezultoi se ka qenë punonjës i pasiguruar. I lënduari vijon të jetë në kujdesin e mjekëve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme. /abcnews.al