TIRANË- Abc News ka zbardhur dëshminë e Renato Nastos para Gjykatës së Tiranës, i cili akuzohet se ka mashtruar me viza amerikane.
Renato Nasto i cili u arrestua për mashtrim me aplikimet për vizat amerikane, ka mohuar akuzat para togave të zeza duke thënë se vetëm u ka ardhur në ndihmë personave.
Mes tjerash, i riu pretendon se nuk ka shkelur asnjë ligj dhe se pretendimet e prokurorisë i cilësoi si “të pavërteta”.
“Nuk kam kryer asnjë shkelje të ligjit, kam ndihmuar qytetarët që të bënin aplikimin për vizë, ata të cilët nuk kishin mundësi t’i bënin vetë, me vlerë 100-150 euro. Nuk janë të vërteta pretendimet e prokurorisë. Aktualisht punoj edhe si taksist për të rritur të ardhurat e mia.”, tha ai.
Pavarësisht pretendimeve, Gjykata e Tiranës ka caktuar masën “arrest me burg” për Renato Naston. Në burg janë lënë edhe Klaudio Leçinin, Klaus Kapedanin e Xhemal Seserin. Ndërsa për Klea Priftin është caktua masa “arrest në shtëpi”.
Ai i shoqëronte dhe i udhëzonte aplikuesit se si të silleshin gjatë intervistës. Pasi ata përfundonin intervistën, në rast se kualifikoheshin (merrnin vizën) Renato Nasto merrte shumën prej 10.000 eurosh.
Ambasada amerikane në Tiranë përshëndeti aksionin e autoriteteve shqiptare, të cilat identifikuan dhe goditën veprimtarinë e të riut që mashtronte dhe u merrte para qytetarëve për vizat amerikane./ n.m.abcnews.al