Sekuestrohen pasuri me vlerë 450 mijë euro në Elbasan

schedule10:12 - 10 Shkurt, 2024

schedule 10:12 - 10 Shkurt, 2024

ELBASAN- Sekuestrohen pasuri të paluajtshme me vlerë rreth 450 000 euro, që dyshohet se e kanë burimin nga veprimtaritë kriminale të 2 shtetasve të dënuar në Itali, për trafikim dhe shfrytëzim prostitucioni.

Me vendim të gjykatës u sekuestrua një apartament në lagjen “Dyli Haxhire” dhe një lokal  në lagjen “Kongresi”, Elbasan. Pronari i lokalit rezulton i dënuar në Itali, me 8 vjet burg për prostitucion.

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!