Sunak pas intervistës së Putinit: Pretendimet e tij janë qesharake

schedule23:21 - 9 Shkurt, 2024

schedule 23:21 - 9 Shkurt, 2024

Presidenti rus, Vladimir Putin ka pohuar gjatë një interviste se pushtimin në Ukrainë e ka bërë për shkak të rrezikut të zgjerimit të NATO-s.

Ky pretendim u etiketua si “qartësisht qesharak” nga kryeministri britanik, Rishi Sunak.

“Rusia kreu një pushtim të paligjshëm në Ukrainë. Jam krenar që Britania e Madhe ka qëndruar fuqishëm përkrah Ukrainës që nga fillimi”, tha Sunak, shkruan Sky News.

“Isha atje në fillim të këtij viti, si lideri i parë i huaj që e vizitova. Ishte vizita ime e parë e vitit për të njoftuar mbështetje të rëndësishme ushtarake për Ukrainën dhe një marrëdhënie më të gjerë sigurie me të”, shtoi kryeministri britanik duke theksuar se kjo sjellje e shtetit rus nuk është e tolerueshme.

Untervista me presidentin rus është e para për mediat perëndimore që nga fillimi i pushtimit të territoreve ukrainase në vitin 2022./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!