Komandanti i ri i Përgjithshëm i Ushtrisë Ukrainase, gjeneral Oleksandr Sirsky, zbuloi se qëllimet e tij imediate janë përmirësimi i rotacionit të trupave në vijat e frontit dhe përdorimi më i mirë i fuqisë së teknologjive të reja, raporton AP.
“Detyrat e reja janë në rendin e ditës”, tha Sirsky në kanalin e tij Telegram, një ditë pasi presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e emëroi atë në krye të ushtrisë ukrainase, duke zëvendësuar gjeneralin Valery Zaluzhny.
Sirski nuk dha detaje për detyrat e reja, por deklarata e tij është në përputhje me fjalët e Zelenskiy se qëllimi i ndryshimit në krye të ushtrisë është rikthimi i forcave ushtarake dhe një qasje e re në luftën me Rusinë./abcnews.al


