Izraeli gati për ofensivën në Rafah, Netanyahu urdhëron evakuimin e banorëve

schedule15:49 - 9 Shkurt, 2024

schedule 15:49 - 9 Shkurt, 2024

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka urdhëruar ushtrinë të përgatisë një plan për evakuimin e popullsisë së qytetit jugor të Gazës, Rafah, përpara ofensivën tokësore.

Izraeli bombardoi objektivat në Rafah të premten herët, disa orë pasi zyrtarët e administratës së Biden dhe agjencitë e ndihmës paralajmëruan Izraelin kundër zgjerimit të ofensivës tokësore të Gazës në qytetin jugor ku më shumë se gjysma e 2.3 milionë banorëve të territorit kanë kërkuar strehim.

Sulmet ajrore gjatë natës dhe të premten goditën dy ndërtesa banimi në Rafah, ndërsa dy vende të tjera u bombarduan në Gaza qendrore, duke përfshirë një që dëmtoi një kopsht fëmijësh të kthyer në strehimore për palestinezët e zhvendosur. Njëzet e dy persona u vranë, sipas gazetarëve të AP.

Presidenti i SHBA-së Joe Biden tha të enjten se sjellja e Izraelit është e ekzagjëruar, kritika më e ashpër e SHBA deri tani për aleatin e saj të ngushtë.
Synimet e deklaruara të Izraelit për të zgjeruar ofensivën e tij tokësore në Rafah shkaktuan gjithashtu një reagim të pazakontë publik në Uashington.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!