Tre fitore radhazi në tre ndeshjet e tij të para si trajneri i Romës. Tani Daniele De Rossi thirret për sprovën më të madhe, në “Olimpico” kundër liderit Inter.
“Çdo ekip mund të mposhtet. Ne do ta përballojmë këtë ndeshje me guximin e lojtarëve të fortë, ata prej të cilëve jemi ne. Do të duhet guxim, inteligjencë dhe njohuri sepse edhe Interi që është skuadrë më e fortë e Italisë, mund të mposhtet.
Inter e do dhe është mësuar ta mbajë topin, por ka situata që mund t’i shqetësojnë. Ata janë shumë të fortë, por edhe ne jemi të vetëdijshëm që jemi të tillë gjithashtu.
Lukaku? Ai duhet të ndajë aspektin emocional nga ai futbollistik, nëse luan të njëjtën ndeshje si kundër Cagliarit, do të më mjaftojë sepse më pëlqeu shumë se si luajti për skuadrën. Ai do të jetë në gjendje të menaxhojë emocionet”, u shpreh De Rossi në konfernecën për shtyp përpara sfidës ndaj Interit./h.ll/abcnews.al