Presidenti serb Aleksandër Vuçiç në një reagim në rrjete sociale është shprehur se Serbia nuk do të heqë dorë nga serbët në Kosovë.
Në mesazhin e tij ai shton se detyra e tij është të punojë për një vend të lirë dhe të sigurt, ndërsa siguron qytetarët se po bën më të mirën rreth kësaj çështje.
“Puna ime është të luftoj për vendin tim, për Serbinë tonë, ne nuk kemi një atdhe të lirë. Jam krenar për faktin se ne kemi bërë më të mirën. Dhe ne do të luftojmë për popullin tonë në Kosovë, ne do të jemi me ta, Serbia nuk do ta lërë kurrë popullin e saj në Kosovë dhe nuk do të heqë dorë nga toka e saj”, ka thënë mes të tjerash Vuçiç.
/abcnews.al/