Antonio Ciavarello, dhëndri i bosit të ndjerë mafioz Totò Riina, u arrestua në Maltë, raportojnë mediat italiane. Arrestimi ndodhi mëngjesin e së enjtes, një ditë pas ditëlindjes së tij të 50-të. Policia malteze ekzekutoi një urdhër arresti evropian të lëshuar nga Gjykata e Brindizit më 24 janar 2022.
Pas javësh hetime, policia rrethoi rezidencën e Ciavarello-s, në qytetin e Mosta-s, përpara se të bënte arrestimin. Në gjykatë, Ciavarello konfirmoi identitetin e tij dhe shprehu pëlqimin për t’u kthyer në Itali. Ciavarello kërkohej nga prokuroria e Brindisit pasi u dënua për mashtrim dhe shkelje të lirimit me kusht.
Mediat malteze raportuan se gjykata urdhëroi arrest në burg për Ciavarello-n deri në dorëzimin tek autoritetet italiane./abcnews.al


