Spanja dhe BE marrëveshje me Mauritania për emigrantët

schedule12:54 - 8 Shkurt, 2024

schedule 12:54 - 8 Shkurt, 2024

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen dhe kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez ndodhen në Mauritani për të nënshkruar një sërë marrëveshjesh mbi migracionin dhe energjinë, pasi të dhënat tregojnë se ka pasur një rritje të operacioneve të kontrabandës me njerëz në ishujt Kanarie.

“Ne jemi këtu për të rritur partneritetin BE-Mauritani. Me investimet Global Gateëay për tranzicionin e gjelbër dhe dixhital. Dhe bashkëpunimi i mëtejshëm për sigurinë rajonale dhe migracionin”, tha von der Leyen.

Shifrat që do të publikohen së shpejti nga Frontex, agjencia kufitare e BE-së, pritet të tregojnë se numri i njerëzve që rrezikojnë jetën e tyre duke bërë udhëtuar nga  brigjet e Afrikës Perëndimore në ishujt spanjollë është rritur në mënyrë dramatike vitin e kaluar.

Udhëheqësit e BE-së do të takohen me presidentin e Mauritanisë, Mohamed Ould Ghazouani, të enjten në mëngjes për të “diskutuar sigurinë, migrimin dhe stabilitetin në rajonin e Sahelit”, thuhet në një deklaratë.

Vendi i Afrikës Perëndimore, së bashku me Senegal, është një pikë e rëndësishme nisjeje për mijëra njerëz që kërkojnë të arrijnë në Ishujt Kanarie.

Burimet thonë se rruga është tani “më aktive” për kontrabandistët që joshin udhëtarët drejt vendeve të BE-së.

Vitin e kaluar, Frontex regjistroi 380,000 kalime të paligjshme kufitare, numri më i lartë që nga viti 2016.

/abcnews.al