Goditet një tjetër rast i paligjshëm i tregtimit të lëndëve plasëse në Bulqizë, ku për pasojë ka nisur procedimi penal ndaj një 55-vjeçari. Sipas uniformave blu, 55-vjeçari magazinonte lëndë plasëse me qëllim për përdorim vetjak, por më pas e tregtonte në subjekte të tjera.
Gjatë kontrollit fizik, policia gjeti dhe sekuestroi 1416 kilogramë lëndë plasëse dhe 220 kapsolla elektrike. Kontrollet në subjektet minerare të qarkut, me qëllim verifikimin e zbatimit të ligjeve, kritereve dhe standardeve të sigurisë, vijojnë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme. /abcnews.al