TIRANË- Në Tiranë janë zbardhur dhe janë dokumentuar me prova 18 raste të vjedhjeve të monopatinave.
Policia thotë se ka arrestuar njërin nga autorët, ndërsa janë proceduar në gjendje të lirë 3 të tjerë.
Po ashtu janë sekuestruar 10 monopatina të dyshuara të vjedhura nga këta shtetas, në Tiranë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rasteve të tjera, në të cilat dyshohet se janë përfshirë në këtë veprimtari kriminale/ abcnews.al