Kupa e Azisë/ Jordania “surpriza” e edicionit të 18-të, Katari kërkon finalen e radhë përballë “Yjeve Persianë”

schedule14:36 - 7 Shkurt, 2024

schedule 14:36 - 7 Shkurt, 2024

Në parim jemi vetëm 90 minuta larg finales së madhe të kompeticionit, mirëpo në futboll asgjë nuk është e sigurtë, me sfidën e mbetur që mund të zgjasë më shumë. Mbrëmja e kësaj të mërkure do t’i japë fund pritjes së të apasionuarve, pas Kupës së Azisë, teksa në orën 16:00 gjysmëfinalja e fundit, nga ku do të mësohet edhe emri i finalistes së dytë, që do të përballet me Jordaninë, në finalen e 18-të të këtij turneu.

Para se të kalojmë te sfida e kësaj të mërkure, duhet kujtuar me patjetër paraqitja magjepsëse e përfaqësueses së Jordanisë, me këta të fundit që jashtë çdo parashikimi mundën me shumë lehtësi, me rezultatin e pastër, 2 me 0, “Tigrat Aziatikë”, të Koresë së Jugut, me këta të fundit, qishin padyshim favoritët absolut për fitimin e këtij trofeu, sidomos pas eleminimit në fazën çerekfinale të “Samurjëve Blu”, të Japonisë.

Në përballjen e pasdites së 6 shkurtit, tekniku maroken, Houssaine Ammouta iu fal “magjisë” së dyshes së sulmit, Yazan Al Naimat e Mousa Al-Tamari, me këta dy të fundit, që tundën rrjetën e koreano-jugorëve, në minutat 53’ e 66’, të sfidës, për t’i dhënë lamtumirën e parakohshme skuadrës së Jurgen Klinsmann e për rrjedhojë, duke arritur për herë të parë në historinë e tyre finalen e madhe të Kupës së Azisë.

Tashmë gjithçka mbetet në “duart” e “Yjeve Persianë”, të Iranit dhe “Të Kuqërremtëve”, të Katarit, me këto dy përfaqësuese, që do të përballen, në orën 16:00, të kësaj të mërkure, në “Al Thumama Stadium”, të Dohas, ku padyshim pritet një përballje e zjarrtë mes këtyre dy ekipeve, me organizatorët e këtij kompeticioni, Katarin, që kërkojnë finalen e dytë radhazi, ndërsa iranianët kërkojnë finalen e 4-t, në histori.

Të udhëhequr, në stol nga Amir Ghalenoei e nga Alireza Jahanbakhs, Serdar Azmoun e “bomberi” i Porto, Mehdi Taremi në fushën e blertë, “Yjet Persianë” do të kërkojnë finalen e madhe për të siguruar kështu titullin e 4-t kampion në historinë e tyre, çka do t’i barazonte këta të fundit, me Japoninë, rekordmenë të këtij kompeticioni, të cilët i eleminuan në fazën çerekfinale, me rezultatin e ngushtë, 2 me 1.

Mirëpo, “Të Kuqerremtët” e spanjollit, Bratolome Marquez nuk do të jenë edhe aq “tolerantë” në “shtëpinë” e tyre, ku padyshim “fantazisti”, 27-vjeçar, Akram Afif do të luajë rolin e tij në majën e sulmit për t’i dhënë fund ecurisë së “persianëve” në këtë edicion e për të patur shanset e titullit të 2-të kampion radhazi, gjë të cilën më herët e kanë bërë edhe përfaqësueset e Japonisë, në vitet 2000-2004, Koresë së Jugut, në vitet 1956-1960, , Arabisë Saudite, në vitet 1984-1988, ndërsa kundërshtarët e sotëm janë rekordmenët absolutë teksa kanë arritur të fitojnë 3 titujt e tyre kampionë radhazi, në vitet 1968, 1972 e 1976.

Pas përfundimit të përballjes Iran-Katar, gjithçka çka mbetet më pas është veçse të presim mbrëmjn e 10 shkurtit, aty ku në “Lusail Stadium”, ku në dhjetor të vitit 2022, 88,966 tifozë panë finalen e madhe të Kupës së Botës, mes Argjentinës e Francës, tashmë do të zhvillohet finalja e edicionit të 18-të të Kupës së Azisë, me vendasit e Katarit, që shpresojnë të jenë ata fituesit e mëdhenj në përfundimin e këtij turneu. /i.m /abcnews.al

Sfidat e fazës gjysmëfinale të Kupës së Azisë: