Mjeku kardiokirurg është lënë në burg nga gjykata. Hasi akuzohej për trafikim të të miturve dhe pornografi.
Një ditë më parë mjeku Dervish Hasi kërkoi shtyrje të seancës për sot, për t’u njohur me aktet. Ai gjithashtu ka mohuar se ka abuzuar seksualisht me të miturën.
NJOFTIM PER MEDIA
Referuar interesimit të medias, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, informon sa më poshtë:
Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ka zhvilluar gjykimin lidhur me vlerësimin e ligjshëm të “arrestit në flagrancë” dhe caktimin e masës së sigurimit personal “arrest ne burg”, ndaj personit nën hetim shtetasin me iniciale Dervish Hasa, me profesion mjek kardiokirurg në Sanatoriumin e Tiranës.
Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me vendimin datë ………, ka vendosur:
-Vlerësimin si të ligjshëm të “arrestit në flagrancë” dhe caktimin ndaj tij të masës së sigurimit personal “arrest në burg”.
Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga personi nën hetim me iniciale D.H, i cili kërkoi:
– Ndryshimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.
– Vlerësimin si të paligjshëm të arrestit në flagrancë.
– Urdhërimin e lirimit të menjëhershëm nga dhomat e paraburgimit, si dhe caktimin e një mase sigurimi më të butë “detyrimin për t’u paraqitur në policinë gjyqësore.
Në përfundim të gjykimit, sot më datë 07.02.2024, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Gjyqtare znj. Elona Mihali, vendosi:
-Miratimin e vendimit datë ….. të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.
Sqarim: Ky njoftim përmban të dhëna të kufizuara konform neneve 58/a dhe 340 pika 2 të K.Pr.Penale
Tiranë, më 07.02.2024
GJYKATA E APELIT TË JURIDIKSIONIT TË PËRGJITHSHËM