Protestat e fermerëve në Greqi, reagon Mitsotakis: S’mund të shantazhoni shoqërinë dhe të bllokoni rrugët

schedule11:40 - 7 Shkurt, 2024

schedule 11:40 - 7 Shkurt, 2024

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, ka reaguar pas protestave të vazhdueshme të fermerëve në Greqi. “Dialogu i hapur bëhet me rrugë të hapura. Askush nuk mund të shantazhojë shoqërinë dhe të bllokojë rrugët sado e drejtë të jetë kërkesa e tyre”, ka thënë Mitsotakis.

Duke iu drejtuar fermerëve, kryeministri grek ndër të tjra tha se “ishim ne ata që ulëm taksat për fermerët, që negociuam për një politikë të përbashkët bujqësore e cila ka vështirësi dhe këtu po diskutojmë sërish se si mund ta bëjmë më mirë. Jemi gjithmonë të hapur për dialog”.

Përveç Greqisë, nga protestat e fermerëve u përshinë Italia, Spanja, Portugalia dhe Franca.  /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!