Lukaku do “hakmarrje”, “bomberi” belg kërkon të papriturën në sfidën ndaj Inter

schedule11:16 - 7 Shkurt, 2024

schedule 11:16 - 7 Shkurt, 2024

Mund të thuhet me plot gojë, se një nga ndeshjet më të vështira në karrierën e “bomberit” belg, Romelu Lukaku, ka qenë padyshim ajo e 29 tetorit të vitit të kaluar në “San Siro” si kundërshtar i “Zikaltërve”, të Inter, me “shtatlartin” e sulmit, që preku shumë pak topa dhe u vërshëllye për 90 minuta në humbjen 1-0 të “Verdhekuqve” të tij.

Tifozeria zikaltër nuk ia fali asnjëherë “tradhëtinë” e bërë gjatë merkatos së verës, sulmuesit belg, që ndryshoi mendje në verë dhe refuzoi transferimin te Interi, megjithatë kur duket se skuadra e teknikut, Simone Inazghi ka marrë rrugën drejt titullit kampion, Lukaku ka mundësinë t’i bëjë një surprizë të pakëndshme.

Roma e teknikut Daniele De Rossi do të presë “Zikaltërit”, pasditen e së shtunës, në orën 18:00 në “Stadio Olimpico”, kësaj radhe pa teknikun, Inzaghi në pankinë dhe me një Lukaku të “karikuar” në fushën e blertë, i cili që do të ketë një motivim ekstra përballë ish-shokëve të tij të skuadrës, të cilëve do të provojë t’u vendosë “stërkëmbëshin” në rrugën drejt titullit. /i.m /abcnews.al