Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, i cili ndodhet në një vizitë dy-ditore në Ukrainë, njoftoi se e kaloi mëngjesin në një strehimore për sirenave të alarmit që u dëgjuan në të gjithë Kievin.
“Unë e nisa mëngjesin në një strehimore ndërsa sirenat po dëgjohen në të gjithë Kievin.
Ky është realiteti i përditshëm i popullit të guximshëm ukrainas, që kur Rusia nisi agresionin e saj të paligjshëm,” shkroi Borell në platformën X.
Rusia nisi një sulm me raketa në Kiev dhe qytete të tjera të Ukrainës në mëngjes, thanë forcat ajrore ukrainase, ndërsa disa shpërthime u dëgjuan në kryeqytet.
/abcnews.al