Borussia Dortmund tentoi gjatë këtyre ditëve të negociojë me Jose Mourinhon, por portugezi ka refuzuar për momentin opsionin e trajnimit në Bundesligë. Shkaku kryesor quhet Real Madrid. “Special One” dëshiron rikthimin në kryeqytetin spanjoll, aty ku drejtoi “Los Blancos” gjatë sezoneve 2010-2013.
AS raporton se Mourinho po pret zhvillime në kampin e Realit. E ardhmja e Zinedine Zidane është në dyshim dhe Florentino Perez nuk e ka fshehur kurrë admirimin për Mourinhon. E përditshmja spanjolle sqaron se zëra pranë trajnerit luzitan konfirmojnë rikthimin e tij te Reali dhe pritet vetëm data se kur do të ndodhë.
Akordi është arritur, stafi teknik është gati dhe mungon vetëm data zyrtare, edhe pse në klubin e famshëm janë të ndarë në lidhje me opsionin e rikthimit të “Special One”. Gjithsesi, Mourinho ka votën e presidentit Perez, i cili është edhe mbështetja e tij kryesore. /abcnews.al